Lajme

Mesazhet e vizitës së Bidenit

By FerizajPress

August 15, 2016

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, të martën dhe të mërkurën, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa e kanë cilësuar moment historik vizitën e njeriut të dytë në administratën e Barack Obamas. Por ardhja e tij në Kosovë vjen në periudhën kur vendi është futur në krizë të thellë politike dhe tensione mes qeverisë dhe opozitës, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithatë, sipas analistëve, demarkacioni nuk do të jetë pika qendrore e vizitës së njeriut të dytë më të fuqishëm në SHBA, pavarësisht përpjekjes eventuale të pushtetit që vizitën e amerikanit ta shfrytëzojë për t’i dhënë shtytjen finale miratimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me shtetin malazez.

Sipas agjendës së Ambasadës Amerikane në Kosovë, zëvendëspresidenti Joe Biden arrin në Kosovë të martën.