Lajme

Merrni frymë shlirë, ajri po përmirësohet

By FerizajPress

January 27, 2017

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 25.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 24.0µg/m3, e cila është brenda kufive të lejuar.

Ndërsa përqendrime me të ulta janë paraqitur  edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 21.0µg/m3.

Ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mungesa e mjegullës, shpejtësia e erës 0.5m/s, lagështia me e ultë e ajrit 81%, shtypja atmosferike 958.4mb, temperatura -11.3oC. Kjo gjendje ka ndikuar që të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen në ajrë.

Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore. /Lajmi.net/