Ferizaj

Merret vendimi: Shtyhet mësimi deri më 13 shtator

By FerizajPress

August 26, 2021

Ndonëse u tha se gjithçka është gati që mësimi të nis më 1 shtator, gjërat kanë ndryshuar pas vetëm nëj dite.

IndeksOnline ka mësuar nga burimet brenda qeverisë se para pak minutash është vendosur që  të shtyhet mësimi deri më 13 shtator.

Një kërkesë e tillë kishte ardhur edhe nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës,  të cilët kanë kërkuar shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.

Sipas komunikatës për medie, ata kanë kërkuar që fillimi i mësimit të shtyhet për dy javë.

Në anën tjetër kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari për IndeksOnline ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion zyrtar, dhe se ata si organizatë por edhe mësimdhënësit janë të gatshëm të nisin mësimin më 1 shtator.

Jashari ka theksuar se  do të respektojnë çfarëdo vendimi që vjen nga institucionet shtetërore nga IKSHPK-ja, duke pas parasysh situatën jo të lehtë me të cilin po përballet vendi nga Covid-19 e nga variant Delta i cili po prek edhe fëmijët.