Investimet në infrastrukturën publike po vijojnë me ritëm të lartë në gjithë territorin e Ferizajt. Një problematikë që ka shqetësuar për vite me radhë banorët e rrugës së Sharrit, tashmë mori fund. Kjo si rezultat i investimit të qeverisjes lokale, përkatësisht Drejtorisë së Infrastrukturës në rregullimin e kanalizimit atmosferik dhe fekal që kap një gjatësi prej afro 1 kilometër në këtë rrugë në zonën urbane.
Për të parë nga afër punët e kryera në këtë projekt, doli drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Lulzim Aliu.
Drejtori Bytyqi tha se me këtë projekt por edhe asfaltimin që do të kryhet vitin e ardhshëm në këtë rrugë, po merr fund sfida shumëvjeçare e banorëve të këtij lokaliteti.