Ferizaj

Merr flakë një shtëpi në qendër të Ferizajt (Foto)

By FerizajPress

July 05, 2017

Ferizaj.05.07.2017. Rreth mesditës  në rrugën “Ahmet Kaçiku”  në Ferizaj ka marrë flakë një shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policia

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë siguruar ndërtesat afër që të mos pësojnë nga ky zjarr.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Rastin e ka konfirmuar edhe togeri Agim Gashi,zëdhënës i policisë i cili tha se me të marr lajmin ekipet e policisë dhe zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është intervenuar dhe zjarri është shuar.

“ Nuk  ka të lënduar pasi shtëpia ka qenë e pabanuar. Eksperti i zjarreve nga njësiti i zjarrfikësve po merret me shkakun e  zjarrit” ka thënë Gashi