Sipas burimeve të ‘Blic’ të Serbisë, SHBA dhe Bashkimi Evropian dëshirojnë të përfshihen në Rajon pasi që ndikimi i Rusisë është i madh, transmeton lajmi.net
“Merkel tha se është e shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Bosnjë dhe zhvillimet në Kroaci. Gjermania kujdeset për paqen në Ballkan dhe ka shprehur dëshirën e saj për tu angazhuar seriozisht në procesin e pajtimit. Merkel ka kërkuar që Vuçiq të jetë garantues i paqes në Ballkan”, ka thënë burimi në fjalë.
Takimi Vuçiq-Merkel u zhvillua sot, pas të cilit kancelarja gjermane tha se raportet Kosovë-Serbi janë më të mira. /Lajmi.net/