Lajme

Merkel parashikon bisedime të vështira me Trumpin në samitin e G20’s

By FerizajPress

July 04, 2017

“Një takim është parashikuar me presidencën amerikane para fillimit të samitit të G20-s, me shumë gjasa të enjten në mbrëmje”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert.

Nuk është e sigurt që ky takim do të mjaftojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Samiti i vendeve kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim që mbahet të premten dhe të shtunën në Hambourg njoftohet si një prej takimeve ndërkombëtare të këtij lloji më konfliktuale të këtyre viteve të fundit.

Mosmarrëveshjet mes kancelares gjermane dhe presidentit amerikan janë të dukshme përsa i përket luftës kundër ngrohjes klimatike, të tregtisë dhe shpenzimeve ushtarake.

“Ne do të kemi një sërë çështjesh të vështira”, pranoi Angela Merkel në një konferencë shtypi ku ajo prezantoi programin e saj për zgjedhjet legjislative të muajit shtator.

Ajo citoi veçanërisht luftën kundër ngrohjes klimatike, ndërkohë që Uashingtoni ka njoftuar daljen nga Marrëveshja e Parisit për klimën dhe tregtinë, fushë në të cilën SHBA-ja ka mbajtur një qendrim proteksionist dhe ka kërcënuar vende si Gjermania për taksa doganore duke i gjykuar eksportet e tyre si të tepërta, përcjell Atsh.

“Ne i dimë qëndrimet e qeverisë amerikan dhe nuk pres që ato të ndryshojnë me rastin këtij samitit dyditor në Hamburg”, theksoi kancelarja duke parashikuar mosmarrëveshjet.