Në një intervistë me gazetën Welt am Sonntag, Merkel e mohoi se kishte bërë gabime në politikën e saj për dyert të hapura, edhe pse mbërritja e një milioni refugjatëve në Gjermani në dy vitet e fundit nga Siria dhe Iraku hapi mosmarrëveshje të thella në partinë e saj konservatore dhe ia uli përkrahjen asaj, transmeton Express.
“Do t’i merrja përsëri të gjitha vendimet e rëndësishme të vitit 2015,” ka thënë Merkel.
Ajo ka thënë se vendimet i kishte marrë bazuar në pikëpamje humanitare dhe politike.
“Ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe unë i mora vendimet bazuar në atë që mendoja se ishte e drejtë nga pikëpamja humanitare dhe politike,” ka shtuar ajo. /Express/