German Chancellor and leader of the Christian Democratic Union (CDU) Angela Merkel looks on during a press conference at the CDU headquarters on October 29, 2018 one day after the regional state elections in Hesse. - German Chancellor Angela Merkel announced she will not stand again as leader of her centre-right CDU, which she has chaired the CDU for 18 years, and step down as German chancellor when her mandate ends in 2021, making way for a successor following a series of regional vote defeats. (Photo by Markus HEINE / AFP) (Photo credit should read MARKUS HEINE/AFP/Getty Images)

Lajme

Merkel jep lajmin e madh për vendet që kanë paga të ulëta

By FerizajPress

June 14, 2019

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një konference të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë ka dhënë idenë për të standardizuar pagat në të gjitha vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Merkel e ka ftuar Bashkimin Evropian të studionin një mënyrë për të siguruar që të gjitha vendet të kenë një pagë minimale të njëjtë.

Po ashtu kancelarja është shprehur se Gjermania dhe shtetet anëtare të BE-së kanë një pagë dhe kjo pagë mund të zbatohet edhe në vende të tjera.

Angela Merkel ka ngritur zërin edhe për gratë, pasi ajo ka thënë se është e shqetësuar se shumë kompani nuk kanë drejtuese femra.

Ajo ka deklaruar:

“Edhe në vendet e industrializuara, barazia ndërmjet grave dhe burrave në ekonomi lë shumë për të dëshiruar.’’

Kujtojmë këtu se Merkel në vitin 2014 pati sukses, për herë të parë, në vendosjen e pagës minimale të përbashkët për të gjitha kategoritë për punëtorët gjermanë, të cilët deri në atë moment nuk kishin pasur të tillë pagesë.

Kurse vendet me pagën më të lartë në orë janë Holanda 9.44 euro në orë, Irlanda 9.80 euro në orë dhe Luksemburgu 11.90 euro në orë.