Lajme

Merkel bisedon me Lavrovin për Sirinë dhe Ukrainën

By FerizajPress

July 24, 2018

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka njoftuar përmes një deklarate zëdhënësja e Merkelit, Ulrike Demmer, duke shtuar se ky takim ishte caktuar gjatë një bisede telefonike mes Merkelit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar.

“Në fokus të bisedimeve ka qenë situata në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri. Po ashtu është diskutuar edhe për konfliktin në lindje të Ukrainës”, ka thënë Demmer.

Ministrja e Jashtme ruse po ashtu ka konfirmuar këtë takim, duke thënë se palët kanë diskutuar për situatën në Siri dhe për “përgatitjen e kushteve për kthimin e refugjatëve”. Moska mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad në konfliktin sirian.