Ferizaj. 27.10.2017. Meriton Aliu u dënua sot me 15 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për vrasjen në gusht të vitit të kaluar të Samir Rexhës. Prokuroria e akuzonte Aliun për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë gjykimit disa dëshmitarë kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës. Në seancën e kaluar Meriton Aliu shprehu keqardhje për atë që ndodhi, duke thënë se nuk kishte dëshiruar të ndodhte një gjë e tillë. Vrasja e Samir Rexhës ndodhi më 18 gusht 2016 në Ferizaj.