Ferizaj

Mërgimtari nga Ferizaj preket nga lotët e 12-vjeçares në Ballsh. Paguan për operacionin e skoliozës!(Video)

By FerizajPress

November 09, 2019

Të premten e kaluar shqiptarët mësuan historinë e dhimbshme të Joridës 12-vjeçare në Ballsh.

Vajza mes dhimbjeve rrëfeu sesi skolioza dhe deformimi i legenit ia kishin bërë jetën ferr të përditshëm. Prindërit thanë në emision se operacionet kushtojnë 26.500 €.

Jorida ka nevojë për një trajtim të gjatë që nga operacioni i pare (legeni është i dëmtuar) deri tek i dyti ( skolioza në shtyllën kurrizore)

Është një rast shumë i vështire.

Lotët e Joridës janë therëse, janë britma të një fëmije të pafajshme. Ajo tregoi vetë historinë e saj ku tha se trupi i dhemb por nuk i tregon prindërve sa, pasi nuk do t’i shqetësojë.

Në klasë mësuesi nga Ferizaj, Nuhi Bega i dorëzoi Joridës një letër të cilën ajo e lexoi

“Shqiptarët panë një vajzë të mrekullueshme, ti je me fat se rrethohesh nga njerëz që të duan, çdo shkronjë që ti lexon e kanë shkruar shqiptarët kudo në botë, zërin tënd që dridhej dhe lotët në faqe shqiptarët i panë dhe vendosën që të marrin përsipër kostot e operacioneve” lexoi në letër vajza në klasë.

Te prindërit e Joridës, Xhelal Bega, i cili është djali i mësuesit që vizitoi Joridën në klasë, u dha prindërve lajmin se paratë e operacionit janë mbledhur! “Po ma freskon shpirtin kjo!”, tha Xhelali, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës.

Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet.

Elvisi në fakt u tha prindërve se është caktuar data e operacionit të Joridës. “Shqiptaret per shqiptaret” ne News24 – 8 nentor, 2019