Lajme

Mërgimtari, afaristi i sukseshëm Sami Hyseni

By FerizajPress

February 06, 2017

Situata në mes viteve të 90 -të ishte mjaft e rëndë në vendin tonë nën thundrën e pushtuesi serb. Në këtë situatë të padurueshme shumë nga bashkatdhetarët tanë e gjetën të udhës të largohen nga vendlindja dhe të vendosen dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vende të ndryshme të botës. Zelli dhe aftësia e tyre për tu integruar me sukses në jetën e këtyre vendeve duke ruajtur edhe traditat me te mira të jetës dhe punës të vendit nga ata erdhën bënë që të merrnin iniciativa të guximshme dhe te ndërtonin aktivitete me aftësi te larta profesionale dhe organizative. Me ritme te shpejta dhe te matura njëkohësisht ata dëshmuan vitalitetin e aftësive dhe talentit të tyre.

Pata kënaqësinë dhe nderin të ndjehem tepër i respektuar këto ditë së bashku ne shokët e mi dhe të admirojmë punën e , afaristit të suksesshëm bashkatdhetarit tonë Sami Hyseni ose Semi siç e njohin, nga Mitrovica .

U ndjeva krenar kur në qendër të qytetit Koblenz  u ndodhëm në  Hotelin e tij të  njohur “Continental” . Mësova që këtë hotel e kishin pasur hebrenjtë që 250 vite më parë  dhe tani nën drejtimin e zotit Sami Hyseni  ka atë aromën dhe ndjesinë Shqiptare që na bëri të ndjeheshim aq ngrohtë. Aq me tepër ndjehesh krenar kur takon atë djalosh sa simpatik aq edhe te thjeshtë dhe komunikues ,mikpritës si  për gjermanët dhe bashkatdhetarët tanë. Zoti Sami Hyseni ështe mjaft i njohur edhe nga angazhimet në përkrahjen e bashkatdhetarëve tanë dhe të çështjes shqiptare. Kontaktet dhe bashkëpunimet e tij janë të gjëra si ato më me Dr. Augsburg Finanz ministër në Zvicër, Karim Musa biznesmen nga Iraku, Ministrin e ndërtimit të Irakut Istabrq Ibrahem Abdulvahab, Dr. Peter Bach Luksemburgut. Na gëzojnë dhe emocionojnë sukseset e bashkatdhetarëve tanë sepse ata po përbejnë shpresën dhe udhërrëfyesin edhe për të rinjtë tanë që hynë në jete me dëshira dhe përpjekje për sa më shumë realizime. Dhe me besim në forcat e tij iniciativat e bashkatdhetarit tonë të respektuar vazhdojnë.

Kështu me daten 05.01.2017  vazhdon aktivitetin e tij me hotelin e njohur Höhenstaufen Hotel. Gjej rastin ta falenderoj zotin Sami Hyseni edhe në emër të shokëve të mi  z.Hasan Qyqalla krytar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë  në Mërgatë dhe z. Behram Xhinovci me të cilët u gjendëm në ambientet e  hotelit të tij dhe shijuam bukurinë shqiptare në Gjermani të  krijuar nga miku dhe bashkëatdhetari ynë. I urojmë suksese në inisiativat dhe veprat e tij Është previlegj për ne shqiptarët të ardhur në mergim kur shohim që bashkëatdhetarët tanë të ardhur nga të gjitha viset e kombit fuqizohen në veprimtarit e tyre.

Sami Fejza