11.06.2016, xtwx, Euro 2016 - Vorrunde Gruppe A - Group A Match Schweiz (Switzerland) vs. Albanien (Albania) EM EURO Nationalteam L‰nderspiel Taulant Xhaka (Albanien, Albania) Lens 11 06 2016 xtwx Euro 2016 Fight Group A Group A Match Switzerland Switzerland vs Albania Albania euro Euro National team international match Taulant Xhaka Albania Albania Lens

Sport

Mërgimtarët kërkojnë përkrahjen e Xhakës nga udhëheqësit shqiptarë

By FerizajPress

November 21, 2017

Ne si mërgimtarë e fansa të flaktë të vëllezërve Xhaka për shkak të mllefosjes së medieve serbe ndaj tyre apelojmë tek qeveritë tona , tek subjektet tona politike,që të bëjnë për ta më të mirën: ti mbrojnë pra nga agresiviteti serb që shpërtheu sërish edhe mbrëmë në telegrafin serb: telegraf.sr Pra apelojmë duke filluar nga Edi Rama,Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Kombëtaret tona, Federata e sportit,.. e gjithë fansat , që ti mbrojmë nga sulmet serbe duke e ngritur zërin për legjendat tona,të cilët nuk u kursyen kurrë për këtë popull, dhe jo vetëm se e mbajnë futbollin tanë por edhe po na përfaqësojnë denjësisht kudo që janë. Telegrafi serb shkruan me shumë pezëm e pelin si reagim ndaj yllit të futbollit tonë Granit Xhaka pas intervistave të tij dhënë në gazetën angleze “The Guardian” Ata shkruajnë për atdhetarin e familjes Xhaka, për heroizmin e paparë të Taulantit në mbrojtjen e flamurit në Beograd …”Taulant Xhaka ishte më trimi këtu në mbrojtje të flamurit kuq e zi” shkruan i mllefosur- telegrafi serb. Tani hapja e Granitit para medieve botërore në mbrojtje të vendit të vet, serbët si shumë po i vret. “Vaj halli për ne nëse para medieve angleze ai kështu flet mirë për shqiptarët …” shprehet një nga komentuesit. Nuk është vetëm shkrimi, por armiqësinë më të madhe po e dhezë nëpër komente drejtimi i fjalëve kah krimi … në disa komente kërkohet madje: të burgosen vëllezërit Xhaka. Mendoj se të jesh prind e ti lexosh të gjitha këto, nuk është fare e lehtë. Këta djem pra Taulanti e Graniti na kan falur emocione e na e kanë zbardhur fytyrën ka shumë vite e vite me radhë. Jo vetëm kaq por edhe me humanizmin e tyre kanë mbështetur atdheun pa ndalë, tani ka ardhur pra koha : ti mbrojmë e ti nderojmë Xhakat, me vepra e me fjalë.Ju përshëndesim të shqetësuar e me respekt Një grup mërgimtarësh nga Gjermania, Zvicra, Franca