Komuna i gëzohet ndërtimit të shtëpisë së për familjen Bytyqi në Mirash, premtohet angazhim maksimal për strehimin e familjeve të tilla
Familja e Salih Bytyqit në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt muaj më parë pësoi nga një fatkeqësi ku nga shkaqe të panjohur mbeti e djegur shtëpia e tyre.
Mes skamjes dhe vështirsive kjo familje po e bën jetën nëpër shtëpitë e huaja. Por bashkatdhetarët nga Shoqata Humanitare “Mërgimtarët e Degendorfit” me qëndrim në Gjermani mblodhën mjetet e nevojshme dhe filluan sot ndërtimin e një shtëpia për këtë familje 6 anëtarëshe.