Shëndetësi

Mënyra se si flisni me fëmijën tuaj, ndikon në obezitet

By FerizajPress

January 17, 2018

Një studim i kohëve të fundit ofron një pasqyrë të re mbi mënyrën se si gjuha apo mënyra se si komunikojmë më fëmijën tonë, ndikon në peshën e tyre.

Studiuesit zbuluan se prindërit e fëmijëve me peshë më të madhe se normalisht, kishin më shumë gjasa të përdornin më shumë fjalë apo deklarata të drejtpërdrejta për t’i parandaluar ata që të konsumonin ushqime kalorike, transmeton Indeksonline.

Tani që 1 në 3 fëmijë në Shtetet e Bashkuara janë ose mbipeshë ose të trashë dhe çdo prind është i shqetësuar.

Duhet të keni kujdes se si komunikoni me fëmijët tuaj ngaqë ndonjëherë duke provuar  ti parandalojmë  për të konsumuar ushqime kalorike, shpesh e bëjnë të kundërtën duke i shtyrë  ata të konsumojnë edhe më shumë.