Lajme

Menduh Thaçi sot para Prokuorisë Speciale

By FerizajPress

August 22, 2016

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot pritet të merret në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Raportohet se Thaçi në PSP do të paraqitet si dëshmitarë për një rast që lidhet me publikimin e përgjimeve nga LSDM-ja vitin e kaluar.

Sot, bashkë me Thaçin para PSP-së duhet të flasin edhe Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE-ja dhe Samka Ibrahimovski.