Ajo që dyshohej prej vitesh tashmë është vërtetuar shkencërisht ! Kompania Apple duket se saboton aparatët celularë iPhone pak kohë para se të nxjerrë në treg një version më të ri. Sipas disa përdoruesve, produktet e Apple kanë tendencën të zgjasin rreth 2 ose 4 vite dhe pas kësaj kohe ngadalsohen aq shumë saqe një përdorues detyrohet të blejë një telefon të ri. Nocioni i “vjetërsisë së planifikuar” nuk është i ri e për fat të keq është strategjia e shumë komapnive, përfshirë dhe Apple.
Konsumatorët e kujdesshëm kanë spekuluar për vite me rradhë se kompania e ka këtë një strategji të veten dhe një studim nga Universiteti i Harvardit duket se e vërtetoi këtë gjë me fakte.
Profesori i ekonomisë në Harvard, Sendhil Mullainathan doli në përfundimi se çdo vit me daljen në treg të një iPhone të ri rapotoheshin defekte të celularëve të versioneve më të vjetër.