Lajme

Mendoi se libri do t’ia ndalte plumbin dhe bënte të famshëm në Youtube, por tani është i vdekur (Video)

By FerizajPress

June 29, 2017

Mes revoles dhe gjoksit të vet ai do të vendoste një libër të trashë enciklopedik, autoritet thonë t’i këtë thënë të dashurës së vet 19-vjeçare, Monalisa Perez, transmeton Express.

Faqet e librit, ishte arsyetuar ai, do ta ndalnin plumbin.

Madje ai kishte prova se një gjë e tillë kishte funksionuar një herë – një libër tjetër me vrimë hyrëse por jo edhe dalëse.

Prandaj, të hënën në mbrëmje, çifti i ri i kishte vendosur dy kamera pranë shtëpisë së tyre dhe ishte përgatitur për këtë marifet me të cilin kërkonin të depërtonin në YouTube.

Ata donin famë, familja e tyre ka thënë, dhe rreziku shpesh e sjell atë.

 “Unë dhe Pedro mbase do ta xhirojmë njërën prej videove më të rrezikshme ndonjëherë,” kishte shkruar Perez në Twitter, duke shtuar “Ideja është e tija, jo imja.”Por, halla e Ruiz, Claudia Ruiz, i kishte thënë nipit të saj “Mos e bëj, mos e bëj,” kur ai e kishte propozuar këtë ide.

Por, përgjigjja e tij, ka thënë ajo, ishte e thjeshtë: “Sepse duam më shumë shikime në Youtube”.

Ruiz e kishte vendosur librin në gjoks derisa Perez e kishte mbajtur revolen, një revole ari “Desert Eagle” e kalibrit 50mm, e cila konsiderohet si njëra prej revoleve më të fuqishme në botë.

Në një largësi prej 30 centimetra, Perez kishte shtënë në gjoksin e të dashurit.

Ama këtë herë, plumbi nuk ishte ndalur në libër, por kishte shpuar Perezin në gjoks.

Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin, thonë autoritetet, por ai veçse ishte shpallur i vdekur në shtëpinë e vet./Express/