Lajme

Memli Kransiqi: Pas largimit të Thaçit, PDK-ja do të vazhdojë fuqishëm!

By FerizajPress

April 13, 2016

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK-ja po e kalon shumë mirë tranzicionin, pas shkuarjes së Hashim Thaçit, shkruan GazetaBlic.

“Është hera e parë që një parti politike shqiptare e rëndësishme, është duke kaluar një tranzicion politik jashtëzakonisht normal dhe të natyrshëm. Kjo është vlera më e madhe brenda PDK-së”, ka deklaruar ai në Rubikon, përcjellë GazetaBlic.

Ai e ka quajtur si një mundësi ideale për fuqizimin e PDK-së këtë gjë.

“Kjo është një mundësi e mirë për fuqizimin e PDK-së”, ka shtuar ai. Sipas tij, Partia Demokratike do të vazhdojë suksesshëm pas largimit të Thaçit.

“Zoti Veseli e ka marrë një barrë për ta udhëhequr këtë process, nga i cili unë kam besim të plotë se PDK-ja do të vazhdojë fuqishëm”, ka shtuar Krasniqi. /GazetaBlic/ I jam mirënjohës Thaçt se ai ka arritur të jetë shumë herë fitues dhe njeriu më i votuar.