Kompania kineze Meizu ka lansuar telefonin M5s.
Telefoni i ri posedon ekranin 5.2-inç dhe është i fuqizuar me procesorin 64-bit octa-core me 3 gigabajt RAM.
Specifikat tjera të Meizu M5s janë 16 ose 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes microSD.
Kamera kryesore e këtij telefoni është 13 megapixel ndërsa ajo për selfie ka 5 MP.
Telefoni është i pajisur me baterinë 300 mAh dhe skanerin për njohje të gishtërinjve.