Ferizaj

Megzon Visoka, trajner i ri i skuadrës FERIZAJ!

By FerizajPress

June 07, 2021

Sot  bordi i klubit  ka vendosur që punën e trajnerit t’ia besoj trajnerit të mirënjohur vendor, Megzon Visoka.

Visoka u prezantua sot, në prani të kryetarit të klubit, Lulzim Abazi dhe drejtorit Agron Selmani.

Visoka në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave.

Ai eshte i licencuar me disa licenca nga;

Licenca C -Federata Gjermane e futbollit dhe FFK-s

UEFA B – Shqipëri 

UEFA A – Shqipëri

UEFA PRO – Shqipëri 

I diplomuar ne fakultetin ekonomik, menagjim dhe ndërrmarrësi.

Karriere  e tij si trajner e kaloi në shumë klube , si;

Vitin 2012-2014, asistent i trajnerit Sami Sermaxhaj.

Vitin 2015-16, asistent i Bylbyl Sokolit.

Vitin 2016-18, kryetrajner i KF Flamurtarit U19.

Vitin 2018, kryetrajner i KF Llapit U19.

Vitin 2018-19, kryetrajner i KF Ulpianës.

Vitin 2020-21, Kryetrajner i KF A&N

Gjithashtu ishte edhe asistent i trajnerit, Kushtrim Munishit në kombëtaren e Kosovës U19, në konkurencën e femrave.

Trajnerit, Visoka i dëshirojmë shumë suksese me klubin tonë.

Na priftë e mbara,