Lajme

Mediet serbe publikojnë të pavërteta për Kosovën (Video)

By FerizajPress

April 12, 2016

Mënyra e raportimit të medieve serbe për Kosovën ishte temë diskutimi në panelin e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Gjatë këtij diskutimit panelistët shfaqën kritika karshi medieve në Beograd, e specifikisht për mënyrën se si i qasen ato dialogut Kosovë-Serbi.

Ana Maria Enche nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike tha se kanë bërë hulumtime për mënyrën e raportimit të medieve serbe për dialogun Kosovë Serbi.

Profesori i Shkencave Politike dhe analisti i marrëdhënieve Kosovë-Serbi Behlul Beqaj, ka thënë se në mediet serbe ka shumë censurë dhe se ato kanë mbetur në shërbim të shtetit.

Kurse, Budimir Niçiq nga Qendra e medieve ne Çagllavicë, ka thënë se është i pakënaqur me raportimet në mediet dhe se Prishtina po i bllokon proceset të cilat po i kalojnë serbët.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur. [youtube https://www.youtube.com/watch?v=PlgrF1ZOKjI]