Sport

Mediet serbe për Shaqirin: Armiku numër një vjen në “Marakana”!

By FerizajPress

August 31, 2018

Së fundi, vëmendjen e ‘Kurir’ e ka marrë Xherdan Shaqiri. Anësori me prejardhje nga Kosova do të vizitojë Serbinë në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi shorti i hedhur sot ka vënë me një grup Crvena Zvezdan dhe Liverpoolin. Përballja Crevena Zvezda – Liverpool ka bërë që ‘Kurir’ të dalë me një titull qesharak, duke e cilësuar Xherdan Shaqirin si ‘armiku numër një’. “Tifozët e Serbisë i mbajnë mend mirë provokimet e tij para dhe pas Kupës së Botës”, shkruan gazeta serbe./Lajmi.net/