Siç bënë të ditur mediumi serb “Alo” nga, siç thuhet, burimet diplomatike, ministrja Tahiri, siç thuhet është “shpërlarë” nga drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Komisionin Evropian, Angelina Eichhorst, për zvarritjen e marrëveshjes për këtë asociacion, transmeton lajmi.net.
“Eichhrost të hënën ka qenë në Beograd në takim me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ku është diskutuar për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit. Menjëherë pas këtij takimi, ka pasuar ftesa ndaj Tahirit që urgjentisht ta vizitojë Brukselin”, thuhet në këtë shkrim./lajmi.net
The post Mediat Serbe: Tahiri thirret urgjent në Bruksel për Asociacionin appeared first on Lajminet.