Mediat serbe: Ja kur do të hyjë Serbia në BE

By FerizajPress

July 24, 2016

“Brenda disa ditësh, do ta kemi të qartë që nëse për shkak të ‘Brexit’ do të ketë orar tjetër të kryesimit të BE-së , që do të thotë se Kroacia do të mund ta marrë më herët kryesimin e Bashkimit Evropian. Pikërisht në atë kohë presim fundin e bisedimeve me Serbinë”, ka thënë një diplomat i paidentifikuar për “Novosti”-n e Beogradit.

Përpara Kroacisë, e cila presidencën e merr më 1 janar 2020, BE-në do ta kryesojë Rumania dhe Finlanda. Pikërisht në vitin 2020, shënohet fundi i negociatave me Serbinë. Megjithatë, diplomati ka theksuar se “kur bëhet fjalë për BE-në, rreth datave duhet pasur shumë kujdes”.

.