Mediat serbe: “Gjarpri” kërkon mbështetjen e Vatikanit (Foto)

By FerizajPress

June 17, 2016

Njëri nga këto mediumi “SrbiaDanas” ka raportuar se si presidenti Thaçi gjatë një takimi privat me kreun e Vatikanit, Papa Françeskun, ka kërkuar që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe, ka ftuar atin e shenjtë që në një ardhme të afërt, ta vizitojë Kosovën.

“Thaçi me këtë rast ka falënderuar papën për ndihmën që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës, ndërsa është shprehur kënaqësinë për shenjtërimin e Nënë Terezës”, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, më poshtë shkruhet se si presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në shtator të vitit të kaluar, pas një bisede në Vatikan me papa Françeskun, ka marr mbështetje që Selia e Shenjtë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. /lajmi.net

The post Mediat serbe: “Gjarpri” kërkon mbështetjen e Vatikanit (Foto) appeared first on Lajminet.