Mediat pro Erdoganit: Puçistët komunikuan përmes WhatsApp-it, këto ishin fjalët e tyre

By FerizajPress

July 16, 2016

 

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura turke, gjatë përpjekjes të ekzekutimit të grushtit të shteti,t kishin hapur një grup në aplikacionin mobile WhatsApp, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi quhej “Yurtta sulh Biziz” (Ne të kemi paqe në vend). Administratori i këtij grupi thuhet se ishte një oficer me emrin Murat Celebioglu, i cili lëshonte urdhra.

Celebioglu në këtë grup kishte përfshirë emrat, si: Uzay Sahin, Murat Yanik, Murat Karakus.

Një nga urdhrat e parë të tij thuhet se ishte që qendra e trafikut të rrugëve në Stamboll të bllokohej.

Ndërsa, Murat Yanik pyeste nëse gjendja është “pozitive apo negative”.

“Në grup mund të shihen postime të shumta në lidhje me marrjen peng të zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Umit Dundar. Përdorues të grupit dërgonin informacion edhe për gjendjen në urat mbi Bosfor. Ndërsa, në lidhje me gjendjen në Ankara, në grup shpeshherë shpërndan informacione për ndërhyrjen në godinën e AK Partisë si dhe informacione të tjera të ngjashme me to. Në grup herë pas here urdhërohen dërgimet e autoblindave dhe tankeve në vende të ndryshme të Stambollit, si dhe vende të tjera ku ata i konsideronin si strategjike. Ndërkohë është dhënë erdhe urdhri për të goditur çdo gjë që dilte pengesë”, shkruan kjo agjenci.

.