Lajme

Mediat greke: Nuk mjaftoi provokimi me shqiponjën, tani na quajnë edhe racist!

By FerizajPress

January 24, 2017

Kështu, televizioni “Star” që është ndër më të ndjekurit në Greqi, thotë se “nuk mjaftoi provokimi me shqiponjën i rekrutëve shqiptarë në ushtrinë greke, por edhe deputetët shqiptarë na quajnë shtet racist, një krahasim plotësisht i gabuar”.

Televizioni grek ka marrë rastin e dpeutetit socialist Pjerin Ndreu, që në një status në Facebook e quajti Greqinë shtet racist me argumentin se në Shqipëri nuk konsiderohet provokim fakti që ka me dhjetra flamuj grekë nëpër institucione.

Çështja e disa rekrutëve shqiptarë në ushtrinë greke që bëjnë shqiponjën ka shkaktuar reagim të madh në Greqi. Ministri grek i  Mbrojtjes ka kërkuar ndëshkim maksimal për djemtë shqiptarë që rrezikojnë deri në 5 vite burgim. /SYRI.net/