Mediat e huaja raportojnë gjerësisht për foton e blerë të Ramës me Obaman

By FerizajPress

July 06, 2016

Bëhet fjalë për gjigant jo vetëm mediatik, por edhe financiarë, të cilët nuk llogarisin, askënd në botë, përpara pavarësisë së tyre editoriale dhe financiare.

Zëri i Amerikës (VOA)

Voice of America  i cili i filloi transmetimet në vitin 1942 në SHBA, është një shërbim transmetimesh ndërkombëtare i formatit multimedia që financohet nga qeveria amerikane përmes Bordit të Guvernatorëve për Transmetimet. Zëri i Amerikës transmeton çdo javë rreth 1500 orë lajme, informacione, programe edukimi dhe kulturore për një audiencë që vlerësohet në 125 milion njerëz në të gjithë botën.

Reuters

Është një agjenci ndërkombëtare e lajmeve me seli në Canary Wharf, Londër, Angli, Britania e Madhe dhe është një ndarje e Thomson Reuters. Deri në vitin 2008, agjencia e lajmeve Reuters ishte pjesë e një kompanie të pavarur, Reuters Group plc, e cila ishte edhe një ofrues i të dhënave të tregut financiar. Që nga blerja e Reuters Grupit nga Korporata Thomson në vitin 2008, agjencia e lajmeve Reuters ka qenë pjesë e Thomson Reuters, duke e bërë ndarjen e medias. Reuters transmeton lajme në anglisht, frëngjisht, arabisht, spanjisht, gjermanisht, italisht, portugalisht, rusisht, si dhe në gjuhët japoneze, koreane, urdu, dhe kineze.

The Washington Post

Është një gazetë e përditshme amerikane. Kjo është gazeta më e qarkulluar dhe e shitur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe në botë. U themelua më 6 dhjetor 1877 dhe aktualish është gazeta më e vjetër që vazhdon të botohet në SHBA. E vendosur në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, gazeta ka një ndikim të veçantë në politikën kombëtare. Gazeta ka fituar 47 çmime Pulitzer, më i famshmi prej të cilëve është ai gazetarëve, Bob Woodward dhe Carl Bernstein, për investigimin dhe publikimin e skandalit “Watergate”.

Associated Press 

Është një shumëkombëshe amerikane. Ajo është agjenci lajmesh jofitimprurëse dhe selinë e ka në New York City. AP është furnizuesja kryesore e një numri të madh gazetash si dhe të një rrjeti të gjerë radiosh dhe stacionesh televizive në Shtetet e Bashkuara, të cilat kontribuojnë, për AP nëpërmjet përdorimit të materialit të shkruar nga gazetarë të stafit të saj.

Që nga viti 2007, lajmet e mbledhura nga AP janë botuar dhe ribotuar nga më shumë se 1700 gazeta, si dhe më shumë se 5.000 televizion dhe radio transmetuesve.  Shumë gazeta dhe media elektronike jashtë Shteteve të Bashkuara janë abonentë të rregullt të AP, duke paguar një tarifë, për të përdorur materiale e saj.

Daily Mail

Është një britanike e përditshme në pronësi të Daily Mail dhe General Trust. Botimi i parë i saj është bërë në vitin 1896 nga Alfred Harmsworth  dhe vëllai i tij Harold Harmsëorth. Aktualisht ajo është gazeta e dytë më e shitur, e përditshme, në Mbretërinë e Bashkuar. Mban rekordin si gazeta që arriti të shesë për herë të parë në historinë e shtypit britanik, 1 milion kopje në ditë.

The Guardian

Është një gazetë kombëtare britanike, e përditshme. Ajo u themelua në vitin 1821, si reagim ndaj mbylljes së gazetës së punëtorëve, “Manchester Observer”. Aktualisht The Guardian është një pjesë e Media Group Guardian, në pronësi të The Scott Trust Limited. Trusti u krijua në vitin 1936, për të siguruar pavarësinë financiare dhe editoriale të The Guardian në përjetësi dhe për të mbrojtur lirinë gazetareske, nga ndërhyrjet politike apo komerciale. Aktualisht edicioni i Guardian, në variantin print ka një qarkullim mesatar ditor, prej 189,000 kopje dhe vjen pas gazetave,The Daily, por është përpara The Independent./syri.net

.