Ajo bëri histori në Brit Awards duke u shpërblyer me disa çmime, por Dua Lipa e ka treguar talentin e saj që kur ishte vetëm 12 vjeçe, shkruajnë mediat britanike, transmeton Express Rozë. Në një video të publikuar së fundmi, këngëtarja shqiptare shfaqet duke interpretuar një duet shqip, dhe më pas këngën “No One” të Alicia Keys kur ajo ishte vetëm një nxënëse në Prishtinë.
Ylli i muzikës pop, tani 22 vjeçe, ka lindur në Londër, por u kthye në Kosovë me prindërit e saj shqiptarë kur ishte 11 vjeçe.
Në pamjet që ka publikuar Dailymail, Dua me një fytyrë të freskët shihet duke bërë një duet në gjuhën shqipe me shoqen e saj Diellza Dobroshi, e cila tani është një blogere e modës në Paris.
Ish-shokët e shkollës thonë se Dua gjithmonë ka pasur ëndrra të mëdha, edhe kur ajo ishte shumë e vogël.
Dua vijoi mësimet në shkollën ‘Mileniumi i Trete’ në Prishtinë që nga mosha 11 deri në 15 vjeç, përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj në muzikë.
Albumi i saj debutoi në treg gjatë muajit qershor, duke marrë vendin e parë me “rregullat e saj”.
Dua bëri histori në Brit Awards duke u bërë artistja e parë femër e nominuar pesë herë në një vit të vetëm.
Ajo mori çmimet: British Breakthrough Act, British Female Solo Artist në Brits, muajin e kaluar.