Lajme

Media ruse dhe serbe japin lajme të rrejshme për arrestime në Kosovë

By FerizajPress

January 20, 2018

Kjo media ruse, së bashku me median serbe Tanjug, kanë dhënë lajm të rremë që në Kosovë janë arrestuar gjashtë shqiptarë të cilëve u është gjetur armë dhe municion. Këtë lajm, këto dy media po e ndërlidhin me vizitën e Presidentit serb në po këtë fshat.

“Jemi në verifikim të informacionit edhe pse deri me tani nuk ka asgjë,” thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Express.

Sputnik ka shkruar se në një lokal të fshatit Llapnasellë, fshat ky me shumicë serbe, policia e Kosovës ka konfiskuar nga gjashtë shqiptarë, dy revole, municion dhe dy thika.

“Me tutje, policia e Kosovës ka njoftuar se tek të dyshimtit janë gjetur edhe dy shufra metalike”, ka shkruar Tanjug, duke cituar Sputnikun.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Kosovë në vizitë një ditore, ku pas pak kohe do ta vizitojë edhe Llapnasellën, por për momentin gjendet ende në Mitrovicën veriore ku po takohet me përfaqësuesit politikë serbë të asaj zone./GazetaExpress/