Sport

Media angleze ia kujton Shaqirit këtë deklaratë që e kishte dhënë për Kosovën

By FerizajPress

August 22, 2016

Media e njohur angleze, “Evening Standard”, ka shkruar për mundësinë e përzgjedhjes së Kosovës që kanë futbollistët me prejardhje nga Kosova.

Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA në muajin maj, ndërsa është përfshirë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të Rusisë që mbahet në vitin 2018.

E një çështje e ndjeshme që është shfaqur, është ajo e futbollistëve të Kosovës që luajnë për përfaqësuese tjera, dhe emrat më të mëdhenj janë në Zvicër.

Theks i veçantë në shkrimin e “Evening Standard” i është kushtuar Granit Xhakës, e ardhmja e të cilit do të mësohet më së largu në fund të këtij muaji.

Por tutje kjo media kujton edhe deklaratën e Xherdan Shaqirit që kishte dhënë gjatë Kampionatit Evropian.

“Çfarë nëse trajneri i Kosovës më ofron pozitën e kapitenit? Sigurisht, do ta mendoj”, kishte thënë në qershor Shaqiri gjatë një konference për shtyp