Pas njoftimit nga boksieri amerikan se ka hequr dorë nga pensionimi për t’u rikthyer në ring, për të zhvendosur aty luftën e madhe të fjalëve me McGregor, sot mediet e huaja kanë raportuar se është caktuar edhe data e kësaj sfide.
Do të jetë data 10 qershor kur Mayweather do të takohet me MCgregor në T-Mobile Arena në Las Vegas.
Kjo sfidë do t’u sjellë të ardhura të mëdha të dy luftëtarëve nga marketingu./Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6