Një i panjohur duke mos u përmbajtur urdhëratë të zyrtarëve policorë derisa ishin në një pikë kontrolli të veturave në Prishtinë, konkretisht në Qagllavicë, me veturën e tij në lëvizje ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë. Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa, rasti është duke u hetuar.