Lajme

Më shumë se 1000 të dyshuar për krime lufte në Kosovë

By FerizajPress

December 12, 2018

Më shumë se një mijë persona janë të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Në një diskutim nga shoqëria civile u tha se, edhe pse Tribunali i Hagës është i jashtëzakonshëm, ai ka konfirmuar vetëm një pjesë të personave të dyshuar.

Mbi një mijë njerëz të dyshuar se kanë bërë krime në luftën e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të dyshuar.

Në një tryezë ku u diskutua “Procedimi i krimeve të luftës: bashkëpunimi rajonal”, themeluesja e Fondit për të Drejtat Humanitare, Natasha Kandiq, tha se Tribunali i Hagës e ka kryer vetëm një pjesë nga i gjithë procesi,   raporton KTV.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka thënë se shumica nga këta të dyshuar janë jashtë Kosovës.

Përfaqësuesi i ambasadës britanike, Sam Paice, ka thënë se rruga e vetme është pajtimi dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes popujve që jetojnë në këtë rajon. “Kosova ka shprehur gatishmëri për Gjykatën Speciale dhe e ka dëshmuar se nuk ka frikë nga kjo gjykatë. Megjithatë, nuk mund të presim rezultate kur të gjithë e dimë se vetëm një prokuror merret me krimet e luftës. Presim që zotimet e krerëve të shtetit që janë dhënë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, rreth këtyre temave, të zbatohen”. Gjatë ditës, një grup i shoqërisë civile ka dorëzuar kallëzime penale dhe dosje sekrete serbe, fotografi të të dyshuarve serbë për krime lufte, fotografi të masakrave mbi shqiptarët e komunës së Gjakovës dhe mbi 700 emra të identifikuar të dyshimtë në vrasje, djegie e përdhunime.