Vitet e fundit janë shtuar njoftimet dhe mundësitë për punësim sidomos në Gjermani, për të rinjtë që kanë përfunduar arsimin si infermierë.
Kjo degë ka qenë këtë vit më e preferuara në Fakultetin e shkencave mjekësore. Vetëm në fazën e parë të regjistrimeve janë plotësuar 93% të kuotave, ndërkohë që në degët e tjera ka shumë vende bosh.
Zv.Dekani i fakultetit, Gent Stroni në një intervsitë për Report Tv theksoi se interesimi i maturantëve për të studiuar infermieri, lidhet edhe me faktin e kërkesës së lartë të punësimit jashtë vendit.
Ai tha:
Kjo e tregon vetë se ata kanë bërë një zgjidhje për të parë në jetën e tyre diçka që brenda vendit ose jashtë, mund të jetë ky mendimi i tyre për t’u punësuar. Është treguar tashmë me fakte se një pjesë e mirë e infermierëve që janë me diplomë kanë arritur të gjejnë vend punë në tregun gjerman , por jo vetëm.” Ndonëse tregu shqiptar ka nevojë për staf mjekësor, dëshira e studentëve që duan të ndjekin këtë fakultet, shihet si një trampolinë për punësim jashtë vendit.