Këtë të martë me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, ka filluar Java e Shëndetësisë me moton “Me shnet 150” vjet , aktivitet ky që po mbahet në kuadër të shumë aktiviteteve për 150 vjetorin e themelimit të Ferizajt.
Pas homazhe, në sheshin e qytetit në Ferizaj, ka filluar të bëhet edhe dhurimi vullnetar i gjakut për të gjithë qytetarët ferizajas. Pjesë e dhurimit të gjakut ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, por edhe drejtues të QKMF-së dhe të gjitha institucioneve shëndetësore në Ferizaj.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt gjatë dhurimit të gjakut ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak.Të pranishmeve me një fjalë rasti në këtë aktivitet ju është drejtuar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Dr. Xheladin Reqica si dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini.
Ndërsa sonte duke filluar nga ora 20:00 tek ish Instituti Rajonal i Shëndetit Publik do të hapet ekspozita me fotografi të Dr. Agim Bytyqit.