Paratë e imëta nga kusuri ai i ka grumbulluar për pesë vite me radhë dhe më në fund e ka qerasur veten me një automjet të tipit “Citroen C5”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Fillova me grumbullimin e parave të imëta dhe thash me vete “do të blej diçka më të madhe”, dhe doli të jetë një automjet. Grumbulloja çdo ditë, nga kusuri. Çdo mbrëmje i zbrazja xhepat dhe i vendosja anësh paratë e imëta. Dhe ja, pas pesë vitesh u grumbulluan dy mijë euro”, ka deklaruar shkupjani këmbëngulës.
Shitësi i automjetit i cili dhe i ka dërguar fotografitë ankohet për sasinë e madhe të monedhave.
“Paratë janë para, por çfarë të bëj me 65 kilogramë monedha, nga t’ia nis” thotë ai me buzë në gaz. Ai ka numëruar 440 monedha pesëdhjetë denarësh, 5190 denarë në monedha nga një denarë dhe dy denarë, 1500 monedha pesë denarëshe, 2400 kartëmonedha dhjetë denarësh, 3500 dhjetë denarëshe prej hekuri, gjithsej 2000 euro
.