Lajme

Me para të ndihmave sociale ndërtoi shtëpi në vendlindje, kosovari paraqitet para gjykatës në Austri

By FerizajPress

September 11, 2018

Për shkak të mashtrimit të rëndë ekonomik, një kosovar 45-vjeçar është dashur të paraqitet para Gjykatës rajonale në Neustadt. Ai ka marr të holla nga sigurimi i ekzistencës minimale dhe nga përkujdesja, në një shumë prej mbi 60.000 euro

Në Gjykatën rajonale të Wiener Neustadt, të hënën u zhvillua procesi gjyqësor ndaj një personi me shtetësi të dyfishtë austriako-kosovare.

Në fillim të procesit, gjykatësja u habit në pyetjen se çfarë nënshtetësie ka i akuzuari: “Austriake dhe kosovare”, ishte përgjigjur i pandehuri.

Gjykatësja: “A është edhe kjo ligjore?”

Por kjo pyetje e preokupoi gjykatën vetëm për pak kohë, pasi, akuza kryesore ishte: Mashtrim i rëndë ekonomik, i pandehuri ka marrë në mënyrë të paligjshme për vite me radhë fonde sociale nga shteti, gjegjësisht nga Niederösterreich, shkruan “Heute”, përcjell Albinfo.ch.

Nga viti 2010 e deri në vitin 2017, 45-vjeçari për një kohë të gjatë ishte gjithmonë jashtë vendit (kryesisht në vendlindjen e tij), por nuk i kishte raportuar udhëtimet.

Dhe: Gruaja e tij thuhet se ka pasur një traumë psikologjike nga lufta – kështu që çifti ka marrë ndihmë për përkujdesje (niveli 2 i përkujdesjes).

Kosovari gjithsej ka marr 59.297,71 euro në kuadër të sigurimit të ekzistencës minimale dhe ndihmës për përkujdesje në vlerë prej 2.160 euro, në mënyrë jashtëligjore.