Ferizaj

Më në fund edhe Ferizaj me Ministër. Ekrem Mustafa emërohet Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës

By FerizajPress

October 15, 2018

Ferizaj.15.10.2018. Pas shkarkimit të Bejtush Gashit nga posti i Ministrtir të Brendshëm në kët post është emëruar Ekrem Mustaf. Për emërimin e Ekrem Mustafës në këtë post bëhet e ditur se më i zëshmi ka qenë deputeti i kësaj partie, Labinot Tahiri, duke thënë se Ferizaj si një qytet që jep aq shumë për shtetin e Kosovës, e meriton një ministër nga rajoni i vet. Lajmin për emërimin e Ekrem Mustafës e ka bërë vet Labinot Tahiri në rrjetin social facebook, i cili ka thënë se ajo që nuk u realizuar për 19 vite u realizua për 11 muaj Ky është postimi i Labinot Tahirit me rastin e emërimit të Ekrem Mustafës Ministër i Brendshëm i Kosovës.

FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë! Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëvw

Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë.