Sot rreth orës 13:10 janë bastisur zyrat e KEDS në Shtime nga dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Veseli tha se të dyshuarit kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar me një veturë të tipit tauran.
Tutje, polica bën të ditur se vetura është gjetur e djegur në fshatin Jezercë, ku dyshohet se është e njejta që kanë përdorur të dyshuarit.
“Jo larg qytetit të Shtimes në rrugën që qon në fshatin Jezercë policia ka gjetur automjetin e djegur, me të cilin dyshohet se personat e dyshuar e kanë kryer grabitjen në Shtime“, tha Veseli.