Lajme

Me letërnjoftimet serbe askush nuk ndalohet në pikëkalimin e Jarinjës

By FerizajPress

April 18, 2016

Ndonëse ishte paralajmëruar se nga dita e sotshme nuk do të lejohet kalimi i kufirit midis Serbisë e Kosovës me letërnjoftime të lëshuara nga organet paralele serbe, kjo nuk ka ndodhur ende, raportojnë mediet serbe. Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, i ka thënë Tanjugut se në pikëkalimin e Jarinjës në pjesën veriore të Kosovës, kalimi po zhvillohet si përpara dhe se policia nuk ka ndryshuar regjimin për askënd, pra as për ata që jetojnë në Kosovë dhe janë të pajisur me letërnjoftime serbe.