Ish – kryetari i komunës së Vitisë, Muharrem Shabani, ka më shumë kohe të lozë edhe me nipin e tij.
Shabani tregon për punën që bëri në vitet e para të pasluftës, edhe pse pa punë nuk është.
Tani është i asamblist komunal, ndërsa në kohën e lirë punon për të përgatitur edhe një përmbledhje të historisë së tij më shokë.
Për dallim nga Shabani, ish kryetari i Mitrovicës Mursel Ibrahimi, i cili i është kthyer universitetit në Mitrovicë, e është angazhuar profesor, nuk e do më postin që e kishte dikur.
Ndërsa Jonuz Kastrati i cili në vitin 2002 u emërua kryetar i Malishevës, tashti ligjëron lëndën e biologjisë në shkollën e mesme të ultë “Fehmi Agani” në fshatin Turjak.
Pa punë nuk ka mbet as ish kryetari i Pejës, Ali Lajqi.
Ai është duke u marrë me çështjen e demarkacionit.
Lajqi thotë se janë bërë ndryshime në komunën e Pejës, por që kjo qeverisje ka shumë punë për të bërë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WuUCSvVoV6g]