Në kuadër të përpjekjekjeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë me dialog, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj sot u takua me ministrin e MASHT-it prof.dr.Arsim Bajrami dhe kabinetin e tij, me të cilin në një takim të gjatë u bisedua shtruar për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me pozitën e punëtorëve arsimor si dhe ngritjen e cilësisë në arsim në përgjithësi. Temat për të cilat u bisedua janë:
1. Projektligji për pagat , a) Shtojca ( tabelari) i rangimit (45 rangime dhe koeficienti nga 11 deri në 1), b) Pagesa për kualifikim në arsim, sipas këtij projektligji hiqet. Janë paraparë shtesa tjera: shtesë për kushtet e tregut të punës, shtesë për pozitë menaxheriale, shtesë për rrezikshmëri në punë, Rangimi i mësimdhënësve në Arsimin parauniversitar është shumë i ulët .
2. Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 3. Kontrata e re Kolektive e Arsimit të Kosovës 4. Të angazhohemi bashkërisht në ngritjen e cilësisë në arsim. Me qëllim të përmirësimit të rezultateve në PISA e ardhshme, SBASHK-u i mbështetur nga GIZ ka punuar fletëpalosje dhe posterë dhe ato do t’i shpërndaj në të gjitha shkollat e Kosovës e po ashtu do të zhvillojë takime me mësimdhënës kudo në Kosovë. Po ashtu do të organizojmë një konferencë me temën kyçe që lidhet me rezultatet e testit PISA dhe me angazhimet konkrete që duhet bërë për përmirësimin e rezultateve, 5. Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim, 6. Shkeljet që po bëjnë DKA-të gjatë përzgjedhjes së drejtorëve, zv/drejtorëve dhe kuadrot arsimor, bie fjala shpallja e konkurseve për vende pune në arsim pa caktuar shkollën. Pas prezantimit të kërkesave të shtruara në takim nga kryetari i SBASHK-ut, ministri përshëndeti iniciativën e SBASHK-ut që çështjet të zgjidhen me dialog dhe e njoftoi delegacionin e SBASHK-ut se pas ngritjes së çështjes së pakënaqësisë për projektligjin e pagave, me kërkesën e tij është debatuar prapë në Qeveri dhe është dakorduar kabineti qeveritar që të zhvillohet edhe një raund konsultimesh me sponzorizuesin e këtij projektligji, MAP nga njëra anë dhe MASHT e SBASHK nga ana tjetër, me qëllim të gjetjes së një zgjedhje të kënaqshme për sektorin e arsimit.
Gjithashtu ministri Bajrami njoftoi përfaqësuesit e SBASHK-ut se edhe ai e kishte ngritur shqetësimin lidhur me rangimin joadekuat të sektorit të arsimit. Kështu që pritet në ditët në vijim që të zhvillohet një takim i përbashkët në mes të ministrit Jagxhillar, ministrit Bajrami dhe përfaqësuesit të SBASHK-ut. Ministri Bajrami duke iu përgjigjur shqetësimit të SBASHK-ut lidhur me zhegitjet që po i bëhen projektligjit lidhur me statusin e mësimdhënësve të viteve ’90-ta, nga ana e Ministrisë së Financave është shprehur se do ti shtoj angazhimet se do të ndodhin takime në mënyrë që projektligji ta merr formën e duhur për ta proceduar në Kuvend. Ministri Bajrami ka lavdëruar SBASHK-un për angazhimin që do të bëjë në tërë Kosovën me qëllim të mobilizimit të shtuar për ngritje të cilësisë në arsim, në mënyrë që PISA 2018 të na gjej me rezultate më të mira. Të dy palët janë pajtuar që të bëhen përgatitjet e fundit, në mënyrë që të krijohen kushtet që projekt kontrata e re kolektive e dorëzuar nga SBASHK në MASHT, të jetë e gatshme për t’u nënshkruar me kohë,gjegjësisht deri në prill të vitit 2017. Ministri Bajrami është pajtuar po ashtu që të bëhet ndryshimi i Udhëzimit Administrativ lidhur me përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve me qëllim që në panelet përzgjedhëse të jetë edhe një përfaqësues nga SBASHK-u.