Ferizaj

Me 15 qershor pritet të mbahet simpozium shkencor për shëndetësinë ferizajase

By FerizajPress

March 29, 2023

Me rastin e 150 vjetorit të Ferizajt, këshilli profesional për shënimin e këtij përvjetori ka mbajtur edhe një takim me mjekët dhe infermieret ferizajas për të diskutuar për organizimin e një simpoziumi i cili do të mbahet me 15 qershor të këtij vitit.

Ne këtë takim ka marr pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashke me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini.

Të pranishmit me një fjale rasti i ka përshëndetur nënkryetari Aliu, i cili ka çmuar lart kontributin e secilit individ ka dhëne për shëndetësinë ferizajase, si dhe premtoi qe se bashku me këtë këshille, do të punojnë edhe në një monografi të qytetit e cila do të mbetet në histori për gjeneratat e ardhshme.

Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i DSHMS-se Dr. Kemajl Emini, i cili u zotua se bashkërisht do të punojnë qe ky manifestim te jete sa me madhështor dhe i dinjitetshëm.Në këtë takim pjesëmarrës ishin elita e shëndetësisë ferizajase gjë që e beri edhe më madhështore ketë takim