Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.
Ai tha se sesioni vjeshtor nis sipas rregullave të Kuvendit.
Lajmin ai e dha pas dështimit për votim të propozim-rezolutës lidhur me dialogun me Serbinë, të paraqitur nga deputeti Visar Ymeri.
Haliti konstatoi se në sallë janë 44 deputetë, pra nuk ka kuorum dhe se propozim-rezoluta nuk është harmonizuar nga deputetët, raporton kallxo.com.
Për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës së Qeverisë për sesionin vjeshtor u shtynë edhe disa projektligje.