Ministria e Infrastrukturës (MI) ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të shumta te borës janë mbyllur për qarkullim përkohësisht rrugët Glloboçicë-Tetovë, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë dhe rruga tjetër Brezovicë-Prevallë.
Sipas MI, ky bllokim ka ardhur si rezultat i rrëshqitjes së orteqeve të mëdha të borës.
“Zhbllokimi i këtyre rrugëve pritet që të bëhet nga nesër në mëngjes nga ekipet tona për mirëmbajtjen e rrugëve”, thuhet në njoftim.
Ministria bën të ditur se me kohë do të njoftojë për zhbllokimin e këtyre rrugëve.