Ferizaj

Mbyllen dy kiosqe në zonën me frekuentim të lartë të të rinjve delikuentë

By FerizajPress

February 22, 2019

Vendosja e rregullit mbi territorin dhe zbatueshmëria e legjislacionit në fuqi është prioritet i qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Së fundi, Inspektorati i Komunës është vënë në veprim me kërkesën e Policisë së Kosovës , përkatësisht Njësisë Antidrogë për kontroll dhe asistencë në inspektimin e disa kiosqeve në qendër të qytetit.

Për mungesë të dokumentacionit përkatës që dëshmon ushtrimin e veprimtarisë si dhe kushteve të kërkuara me rregullat e inspektimit, aksioni ka rezultuar me mbylljen e dy kiosqeve që afaronin pak metra larg objektit të Komunës së Ferizajt, përkatësisht tek objekti i Stacionit të Trenit.

Zona në të cilën afaronin këto biznese, është identifikuar së fundmi si zonë me prezencë të theksuar të delikuentëve të moshës së re, të cilët janë proceduar disa herë nga organet e sigurisë me dyshimet për delikuencë dhe përdorim të substancave narkotike.