Ferizaj

“Mbrojtja e Pyjeve 2025”: Policia e Ferizajt konfiskon pesë automjete transportuese

By FerizajPress

July 11, 2025

Ferizaj, 11.07.2025Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, më datë 11.07.2025, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar pesë automjete që transportonin dru: një kamionetë dhe katër furgona, të gjitha me targa vendore.Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin përkatës.Aksioni është realizuar në bazë të informacioneve operative, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.📞 192📞 0290/326-250Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.